Blushi: Brenda muajit do i paraqes shqiptareve platformen time

Ben Blushi pohoi mbrëmjen e sotme ne Tv Klan se po punon për të krijuar një parti të re që do ti ofrojë shqiptarëve një perspektivë ndryshe nga ç’ofrojnë dy partitë e mëdha, PS dhe PD, dhe që synon të afrojë pranë vetes qytetarë të cilët në zgjedhjet e 2017-ës nuk kanë asnjë alternativë për të votuar, për shkak të zhgënjimit të tyre nga parttë tradicionale. Blushi bëri me dije se brenda një muaji ai do ti prezantojë shqiptarëve platformën e tij politike.

“Partia Socialiste, për shkak të Rilindjes, qeveria nuk e ka aplikuar taksën progresive. Madje kjo është një nga kritikat e mia. Atë e ka aplikuar për popullin, por jo për biznesin. Ka disa lloje taksash, ka taksë për kapitalin, për punën, për qarkullimin. Në taksën për punën, pra për ata njerëz që fitojnë nga 10.000 lekë deri në 100.000 lekë këta paguajnë taksë progresive deri në 23 përqind. Kurse ai që fiton një milion euro apo dy milion euro taksohet vetëm 15 përqind. Pra Edi Rama nuk ka aplikuar taksën progresive. Pra nuk ka aplikuar taksën progresive për të pasurit, madje ka lënë taksën e sheshtë që kishte Saliu. Sali Berisha kishte taksë të sheshtë 10 për qind, pra pavarësisht se sa fiton, ti paguan vetëm 10 përqind. Edi Rama bëri taksë të sheshtë. Nga 10 e çoi në 15 përqind. Kaq. Por është prapë e sheshtë për kapitalin për bizneset, është progresive për të varfërit. Ata që kanë bëra shkolla më të mira, paguajnë më shumë se shefat e tyre. Një drejtor banke, që mund të ketë bërë një shkolle shumë të mirë, dhe e ka rrogën 2-3 mijë euro, e di se sa paguan? 23 përqind, pronari i bankës, pra shefi i tij, që mund të ketë rreth 2 milion euro fitime në vit, paguan vetëm 15 përqind”- argumentoi Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?