Blushi e Hafizi i kërkojnë Asamblesë listat e zgjedhësve dhe tabelën e rezultatit të referendumit
Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë hartuar një pr/rezolutë që do e dorëzojnë në Asamblenë Kombëtare të PS-së duke kërkuar një kopje të listës së zgjedhësve në referendum, kopje të procesverbaleve, kopje të listës së pjesëmarrësve dhe të tabelës së rezultateve.
1. Të ketë në dispozicion një kopje e listës së zgjedhësve të përgatitur nga KZP, mbi bazën e të cilës u zhvillua referendumi i datës 09.04.2016.
2. T’i jepen në dispozicion kopjet e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit për çdo vendvotimi të ngritur, me nënshkrimin e secilit përbri, në referendumin e datës 09.04.2016.
3. T’i vihet në dispozicion kopja e procesverbaleve të hartuara nga çdo Komision i Vendvotimit dhe i Numërimit të Votave për nxjerrjen e rezulatit për çdo vendvotimi të ngritur në referendumin e datës 09.04.2016.
4. T’i garantohet një kopje e tabelës së rezultateve të hartuara nga KZP dhe e procesverbalit të KZP për shpalljen e rezultatit të referendumit mbajtur më datë 09.04.2016
KOHA JONË SONDAZH

