Blushi i kthehet Ulsi Manjës: “Filozofi” e zëdhënësi i Dosjes së Dibrës është i ftuar në Presidencë
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi vijon të replikojë me të gjithë përfaqësuesit e qeverisë dhe mazhorancës të cilët janë hedhur në sulm kundër Kreut të Shtetit, i cili prej disa ditësh i ka vënë në akuzë për grusht shteti.
Replika e radhës e Blushit është me kryetarin e Kosmisionit të Ligjeve Ulsi Manja, të cilit i kujton përgjimet në dosjet e skandaleve të blerjes së votave, dosje që u publikua pak muaj më parë nga gazeta më e madhe në Europë, e përditshmja gjermane “Bild”.
Reagimi i Blushit
Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.
Me qetësi dhe drejtësi!
Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.
Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!