Blushi: Kapriço e Ramës për të mos u zgjedhur po kthehet në normë

Ben Blushi foli sërish me kritika ndaj vendimit të PS për të mos zhvilluar zgjedhje në Kongresin e 19 marsit. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS ai tha se ky vendim është i ngjashëm me një vendim të mundshëm të parlamentit shqiptar për të mos bërë zgjedhje në vitin 2017. “A mundet që parlamenti të vendosë që të mos zhvillohen zgjedhje të përgjithshme në vitin 2017?. Këto janë kapriço të Edi Ramës për të mos u zgjedhur, të cilat po kthehen në normë”, u shpreh Blushi.

Ai tha se Edi Rama po e tjetërson PS-në në bastion interesash të një grupi rilindas, të cilët nuk kanë asgjë me socialistët e vertetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?