Blushi: Mësuesit përdoren si kope për të mbledhur vota
Projektligji i ri për arsimin është kritikuar ashpër sot nga deputeti socialist Ben Blushi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi ka thënë se nuk mund të pretendohet të behet shkollë, kur 40 mijë mësues në të gjithë vendin, rreth 20 mijë prej tyre janë pjesë e zgjedhjeve, si komisioner. Sipas tij ky fenomen e dëmton rëndë sistemin arsimor. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se nuk po mbështet aq sa duhet arsimin publik, përkundër mbështetjes që i jep arsimit privat.
“Ca problemi ka arsimit sot? Mësuesit. Një shkollë e bukur, me teknologji. Shkolla është libri dhe mësuesi. Ky ligj kam përshtypjen u krijon një pasiguri të re mësueseve. I thotë se nëse një prind është i pakënaqur port mësuesin, ai ka të drejtë të iniciojë procedurën e shkarkimit për mesësin. Unë besoj e kemi detyrimin që mësuesit ti japim garanci. Do hiqja me ligj dhe t'i nxjerrim mësuesit nga zgjedhjet. T'i përdorim mësuesit si kope dhe mbledhim votat si detyrim, pasi këtu shkolla ka mbaruar. 40 mijë mësues janë minimumi 20 mijë komisionarë, nëse i fusni këta në zgjedhje, shkolla ka vdekur. Mësuesi nuk mund të jetë i politizuar. Ai nuk mund të përdoret për zgjedhjet. Ky projekt ligj i jep të drejtën të largohej një mësues. Po kush i emëron mësuesit. Po bëjmë zgjedhjet mbi një sistem me 61 njësi. Për arsimim ka një 36.”- tha Blushi.
Deputeti socialist deklaroi gjithashtu se Alerteksti nuk ka qenë funksional. Në vijim ai u ndal edhe njëherë te arsyet pse sipas tij ikin shqiptarët.
“Numri i nxënësve në shkolla është ulur. Ka dy arsye që ikin shqiptarët nga Shqipëria; për punë dhe për arsim. Për të pasur një mbrojtje të arsimit publik, meqenëse numri i nxënësve është ulur, numri i shkollave privat është rritur. Si ka mundësi? Nuk dua të stimulohet arsimi privat, e mënjanohet ai publik. Një vilë me dy dhoma e kuzhinë, me një oborr 150 m katrorë quhet shkollë e mesme. Nuk po vendosim një standard"- tha Blushi.
KOHA JONË SONDAZH

