Blushi njofton: Presidenti është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet e njëanshme kushtetuese nga mazhoranca.

Përmes rrjeteve sociale, Blushi shprehet se Presidenti Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetet reagimit të djeshëm zyrtar, ndërsa shton se Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë

Reagimi i plotë i Tedi Blushit

Swiss Digital Desktop Reklama

Të nderuar kolegë,

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar.

Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.

Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të agjendës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?