Blushi: Nuk mund të mbyllim shkollat se kështu do Erdogani

 

Deputeti Ben Blushi ka vijuar kritikat e tij ndaj politikës shqiptare, ndërkohë që u ndal te vizita e presidentit turk Erdogan. Sipas Blushit, kreu i shtetit turk nuk mund të kërkojë mbylljen e shkollave gyleniste në Shqipëri vetëm e vetëm pse janë të kundërshtarit të tij politik.

“Më aq sa di unë, ato shkolla kanë plotësuar kriterin minimal të cilësisë dhe laicitetit. Ka shkolla që nuk paguajnë taksa, që nxisin urrejtjen fetare, që nuk premtojnë parimin e laicitetit etj. Por dikush vjen dhe kërkon mbylljen e disa shkollave sepse sipas tij i ka hapur dhe i financon kundërshtari i tij politik. Kjo nuk mund të kërkohet sepse ne nuk jemi palë. Unë nuk mbroj askënd. Ajo që më intereson është liria jonë për të vendosur sepse Presidenti Erdogan erdhi dje e tha se duhet të mbyllen disa shkolla” – tha Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtron pyetjen nëse Erdogan i paraqiti këto kërkesa si mik apo si baba (?).

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është një kërkesë që nuk mund të pranohet” – tha Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?