Blushi-Opozitës: Hasani produkt i juaji, e kishit pandofël, ne e bëmë kapele

 

Fjalën e tij në Parlament deputeti socialist këtë të enjte e nisi me opozitën, dhe konkretisht me atë çka po flitet  për Hasan Halilin. Ai i tha se Hasani është produkt i tyre.

Ben Blushi: Meqë jeni marrë me atë punën e Hasanit, po ju them dy fjalë. Hasani është produkti juaj, edhe kjo punë e di si ishtë? Ju e kishit pandofël ne e bëmë kapele…po prap është produkti juaj.

Mungesa e fantazisë suaj nuk më tërheq mbrapsh. Javën e kaluar kolegu im Eduard Bejko më shtroi një pyetje dhe unë kam detyrimin ti përgjigjem. Ai më tha që kë disa kohë që na kritikon, kritikon Rilindjes, kritikon qeverinë dhe mendon se shumë gjera nuk janë bërë sic duhet, po në fund të fundit ti ca mendon, ca alternative ke ti?

Unë nuk kam aleternativë jashtë grupit politik që i takoj, por sigurisht që disa gjera i mendoj. Ca gjera që lidhen me dështimin e kësja klasë politike për të luftuar varfërinë në këto 20 vjet. Unë mendoj se lufta kundër varfërisë nga të gjitha palët është e pamjaftueshme dhe sigurisht ka disa gjëra që mund të bëhen jo për të pasuruar të varfërit por për ti sjellë në kushte dinjiteti. Nëse Shqipëria ka një rrezik, kërcenim, ky kërcënim na vjen nga varfëria…

Ne duhet të kthehemi mbrapsht për të parë përse erdhëm në pushtet, që ka mundësi në Shqipëri të ketë për të mjerët, ai që jeton me 400 lekë të vjetra në ditë është i mjerë. Të ketë një paketë për këtë. Çfarë mund të bëjë shteti për këtë? Ka ca gjëra që mund ti bëjë. Pa dyshim duhet tja dyfishojmë këtyre ndihmën ekonomike. Është totalisht e mundshme që 40 mijë lekë, apo 50 mijë lekë të bëhen 100. Dikush mund të thotë se nga ti nxjerrim këto lekë? Ja ua them unë nga dalin këto lekë. Këto lekë mund të dalin nga ky tre mujori i fundit, e keni parë besoj? 50 mln euro mungesë realizimi në 3 muaj? Për cfarë? Për performancë të keqe, për abuzim, për mungesë parashikimi. Po ti kishim këto para që i kanë  humbur buxhetit të shtetit, për arsye që vetë qeveria e di, kjo është vetëm ajo gjysma që duhet ti shtojmë, dhe kjo është më shumë se 100 mijë lekshi i mundëshëm që ne mund ti japim cdo familje që merr nga 30-40-50 mijë lekë, kush të dojë le të më kundërshtojë, por unë mendoj se e kemi këtë mundësi sado qoftë që jemi vendi i varfër, duhet detyrimisht të nxjerrim të mjerët nga kufiri i dinjitetit.

Ca mund të bëjme ne për të varfërit më shumë?

Sigurisht ne mund t’i garantojmë atyre libra falas.

Po kush më bind mua që një fëmijë që jeton me 400 lekë të vjetra duhet të blejë librat e shkollës?! A mund ti blejë?

Unë them që jo. Ai është i diskriminuar.

A mund të jetë ai i barabartë me fëmijën e secilit prej nesh këtu?

E pamundur me 400 lekë në ditë..

A mund t’i kërkojmë atij ne të paguajë energjinë elektrike?

Unë them që jo.

Ne kemi detyrimin ti garantojmë atyre familjeve që jetojnë me 50 mijë lekë në muaj, minimumin jetik. Një llambë. Një llambë që ti mësojë fëmija duhet t’ja garantojmë ne, falas, pa lekë, free, gratis nga taksat tona. TV, nuk po them që ata të ngrohen me kaloriferë…jo, po llamba dhe TV duhet t’ja garantojmë.

Çfarë tjetër?

Ilacet falas sigurisht. 400 mijë fëmijë, burra, gra me 400 lekë në ditë. S’kemi mundësi ti blemë ne atyre ilaçet?! E dini që nëse këta nuk vaksinohen, nuk kurohen, nuk shërohen..për shoqërinë kjo është tre herë më e shtrenjtë.

Ca mund t’i garantojmë tjetër?

Ushqim, kaloritë e mjaftueshme për tu rritur, sepse ata cënohen në dinjtit, sepse varfëria cënon në dinjitet, edhe dinjiteti im është i cënuar dhe kjo është arsye se përse unë flas. Flas jo për fushatë por sepse mendoj se ka arsye për të korrektuar në mënyrën si i mbledhim dhe i shpërndajmë taksat.

Sikurisht po ti hyjmë debatiti për taksat është shumë i madh dhe kjo duhet të diskutohet këtu. Kryetari i grupit tonë citoi një sondazh dhe unë i besoj ati sondazhi se është bërë nga një OJQ e pavarur nga palët, e cila thotë se i vetmi debat në këtë parlament që nuk bëhet është debati themelor i këtej shteti, që na ndan e majtën nga e djathta.

Po çfarë besojmë ne që jemi majtas?

Ne besojmë se mund të shpërndajmë më shumë seç mendojnë këta, dhe Shqipëria ka nevojë sot të mbledhi pak më shumë dhe të shpërndajë pak më shumë. Imagjinoni sikur nëse kemi humbuir për 3 muaj 50 mln dollarë, në 4 tre mujorë janë 200 milionë. PO nëse këto 200 mln shpërndahen pra nuk humbin, edhe ndihma ekonomike mund të dyfishohet,e dhe pensionet bëhen më të mira, edhe pagat rritet, edhe paga minimale rritet. Kemi pagën minimale më të varfër në Evropë. Një shqiptar paguhet 2 dollarë në ditë, më e ulëta.

Dikush thoshtë se më këtë ne konkurohemi në treg. Kjo nuk është provuar miqtë e mi. Është e domosdoshëm që paga minimalisht mund të dyfishohët edhe pse është kjo kaq e vështirë?

Pse është kaq e vështirë që të marrin ndihmë ekonomike më të mirë, paga më të lartë..e di cfarë do të thotë kjo?

Jo vetëm më shumë dinjitet por edhe më shumë konsum, sepse ai që do të marri ndihmë ekonomike më të lartë apo pension të lartë nga tepëricat e këtij buxheti që nuk mblidhet ai do konsumojë më shumë. Ekonomia do fitojë më shumë.

Edhe njëherë i adresohem kolegut tim Eduard Bejko..duhet të bëjmë më shumë edhe për shtresën e mesme. Unë nuk jam kundër të pasurve, unë besoj se të pasurit do bëhen më të pasur kur të varfërit do jenë më mirë, sepse cfarë bëjnë të varfërit? Konsumojnë dhe blejnë më shumë tek të pasurit. Nëse ka më shumë të varfër, do të ketë më pak të pasur, nëse ka më pak të varfër ka më shumë të pasur. Ky është thelbi.

 

SHKARKO APP