Blushi prezanton partinë “LIBRA”: Besojmë se Shqipëria bëhet

Ben Blushi, ka folur për herë të parë sot si kryetar i një partie të re politike.

Kështu, në prezantimin e partisë Blushi thotë se beson te fakti që Shqipëria bëhet, teksa foli për një ide siç është partia e re: LIBRA.

“Unë mendoj se të guxosh është e drejtë dhe të kesh frikë është e padrejtë. Të shpejtosh është e drejtë, të presësh është e padrejtë, të kesh shpresë është gjithmonë e drejtë, të humbësh besimin është gjithmonë e padrejtë. Të përpiqesh është vetëm e drejtë, të pengosh është vetëm e padrejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të besosh është shumë e drejtë, të dyshosh është e domosdoshme por përgjithësisht e padrejtë dhe kështu janë ndarë njerëzit. Disa kanë luftuar, disa kanë pushuar, disa janë përpjekur  për të tjerët , disa janë të djegur nga të tjerët. Disa kanë menduar disa kanë ëndërruar, disa kanë besuar, disa  kanë dyshuar. Ne të gjithë sonte jemi për të besuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë besojmë ne?

Ne besojmë se Shqipëria bëhet, duhet të bëhet dhe do bëhet nga shqiptarët. Shqipëtarët kanë durimin se Shqipëria mund të bëhet. Me këtë besim kemi ardhur për të marrë një besim, kemi ardhur për tu bashkuar në një ide dhe jo pas një njeriu dhe kjo është shumë e rëndësishme. Na bashkon një ide dhe jo një njeri. Një njeri mund të largohet, por një ide nuk ndalon edhe kur ajo çalon.

Kjo ide është Libra. Libra si një organizatë politike e formuar nga shqiptarët për shqiptarët dhe unë jam i lumtur që jam  pjesë e Librës dhe asnjëherë në jetën time nuk kam qenë mes kaq shumë Librave. Faleminderit që jeni pjesë e Librës”, tha ai.

libra

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?