Blushi: PS është e pushtuar për interesa të pushtetit
Deputeti socialist Ben Blushi ndodhet tani përballë gazetarit Yli Rakipi në Emisionin “Te Paekpsozuarit”
Ben Blushi: “PS sot është një parti e pushtuar. Kam arsye të them që partia është e pushtuar. Për interesa të thjeshta pushteti po eliminohet e gjithë partia duke u kthyer në parti e një njeriu”
Edi Rama i frikësohet zgjedhjeve për shkak të pakënaqësisë që ka krijuar në këto tre vjet brenda PS. Nuk është kapriço por paranojë
Intervista minutë pas minute
Rakipi: Ky ishte raporti filmik, dy zonja të rëndësishme ikona Arta Dade ikonë politike e PS po edhe ikona akademike të rëndësishme të dyja, Moza Hafizi komentuan për raportin tonë filmik. Pra në këtë rrugëtim tuajin të shkurtër të fundit të ditëve të fundit, ju keni thënë: Kush qeveris Rilindja apo PS në fakt ju thoni se ka qeverisur rilindja unë mendoj që biseda jonë duhet të nisë këtu, deri tani ka qeverisur rilindja dhe jo PS. Artistikisht jeni shkrimtar i zoti ne duhet tu themi njerëzve çdo të thotë kjo.
Blushi: Së pari të falenderoj që më ke ftuar dhe dua ta filloj duke falendurar znj. Dade dhe Hafizi, dy sociliste tipike të cilat ma bëjnë këtë kauzë më të lehtë dhe në fakt nuk po më mbështesin mua por rregullin, të drejtën, këtu i ftoj socialistët qofshin deputetë apo anëtarë të thjeshtë, të mbështesin rreugullin, normën, arsyen për të kaluar te pyetja e vërtetë, kam një vit, dy vjet që them. Nuk po qeveris PS, por rilindja. Pse jam i detyruar ti ndja, kemi bërë fushatë me të njëjtin flamur, rilindja ka qenë motivi, refreni i fushatës sonë, i premtuam Shqipërisë rilindjen në të gjitha fushat, fatkeqësisht nuk po e arrijmë dot, se e kemi motivuar Shqipërinë, brezin e ri, si dhamë një model pasioni, norme drejtësie, nuk i dhamë arsye një pjese të madhe shqiptarësh që të mos emigrojnë, nuk ndihmuam dot shtresat në nevojë, nuk vumë dot barazi, rregull, duke u menduar kam konstatuar se për fat të keq ky debat brenda PS i ka rrënjët në këtë mentalitet, grup njerëzish pa rreugll. E ka marrë peng PS për arsye se nuk janë legjitime, nuk do të jenë të pranueshme për mua, s’do pranoj kurrë që PS të kthehet në biznes privat, dua që shqiptarët që të kuptojnë se asnjë grupi që hyjnë vullnetarisht nuk u pëlqen norma dhe një biznesi privat, në biznes puëntorët nuk kanë mundësi të zgjedhin pronarin. Pronari punëson, i merr në punë. Partitë nuk mund të jenë biznes, janë shoqëri aksionere ku një nuëmr anëtarësh zgjedhin administratorin dhe kur ai nuk punon kanë të drejtë ta heqin, kjo normë bën diferencën mes një prone private dhe publike. PS ku unë kam hyrë është një pronë publike po luftojmë të jetë e tillë, s’po luftoj për karrierën time është për ti dhënë mundësinë shqiptarëve, po ti shkoja rregullave të karrierës së rilindjes kisha rrugë të thjeshë, më besoni, po e bëj këtë betejë që PS të mbetet pronë publike.
PS parti e pushtuar, e mbërthyer në duart e një njeriu
Rakipi: Nga ajo që kujtojmë është që një grup jo një bandë ka marrë peng PS, ka marrë peng edhe një emër rilindje, një emër prestigjoz ky. Kanë marrë refrenin jo këngën, drejton jetën, Shqipërinë, vendin, pra është ky grup që mban peng edhe PS, një parti të madhe.
Blushi: PS sot është një parti e pushtuar, ta them pse sepse pushtimi është pa rregull, nuk ka zgjedhje nuk kam mbledhje, kolegjalitet, nuk ka forume, kam arsye të them pavarësisht se nuk do të doja që të arrija në këtë fjalor, PS është e pushtuar, në të cilën për interesa pushteti po eleminohet gjithë partia duke e kthyer në partinë e një njeriu, kam hyrë në një parti tjetër, ku kam hyrë unë dhe shumë të tjerë.
Rilindja, grup njerëzish që BE-SHBA u kërkoi dekriminalizimin
Rakipi: Me këtë që thoni ju i shkon për shtat një frazë e Edi Ramës, para disa ditësh tha se qeveria po e nderon PS me këtë frazë, duket sikur partia është tjetër, qeveria tjetër.
Blushi: Kam pikëpamje tjetër, që mos zgjatemi shumë në këtë pikë, rilindja prej një grup njerëzish që po qeverisin të cilëve Bashkimi Europian dhe SHBA u kërkoi dekriminalizimin se futën në parti dhe parlament njerëz me rekorde kriminale, për cilat arsye për të mbledhur më shumë vota, nuk ishte vetëm kjo, ishte vetëm fillimi, u futën në PS me metodën e rilindjes, pa rreugll, jashtë çdo zgjedhje për të dominuar ekonominë e Shqipërisë, nëse PS rrëzohet vazhdon të jetë kjo parti që s’duhet të jetë sot sigurisht që do vuaj ekonomia e vendit.
Rakipi: Ju thoni se është pushtuar nga hajduti.
Blushi: Interes i pastër pushteti për të dominuar interesa ekonomike padyshim, kjo po ndodh.
Rama ka frikë nga zgjedhjet, shkak pakënaqësia që ka krijuar në tre vjet
Rakipi: Duket se qeveria e Ramës duket si qeveri teknike, fare pak përfaques. Dje në mënyrë të çuditshme largoi Ministrin e Financave, duhet të kërkosh me lupë që të gjesh të tjerë, kjo duket si qeveri teknike, njerëz të thërritur nga jashtë. Sot u bë parlament gjithë dita, Kryeministri nuk u shqetësua asnjë çast që Ministri i Financave nuk është më. Ai nuk hoqi një Ministër të Sporteve, largoi një Ministër të rëndësishëm. Ministri i Financave ikën kur ikën Kryeministri, shumë e çuditshme, duket se me lehtësi më të madhe ndodhi ky proçes.
Blushi: Mungea e rregullit dhe kontrollit të bën të papërgjegjshëm, mendon se mund të bësh çtë duash se nuk ke kontroll parlamentar brenda partisë dhe as kontroll nga opinioni publik, prandaj ekziston kontrata, rregullat kushtetuese që bëjnë mes njëri-tjetrit bizneset, njerëzit.
Rakipi: Sa përfaqësohet PS, se kur themi që ka qeverisur rilindja do të thotë që PS nuk qe.
Blushi: Një arsye që po arrijmë në një krizë besimi, ti s’bën zgjedhje, krizë e pastër, njeriu që qeveris e shfrytëzoi partinë për të ardhur në pushtet për të numëruar votat, ka krijuar pakënaqësi te anëtarësia, eleminon zgjedhjet për të mos matur pakënaqësinë. Edi Rama po eleminon zgjedhjet për arsye të pakënaqësisë, pjesa dërmuese e anëtarëve të PS, nuk është puna që janë pa punë, është e qartë që janë pa punë por janë të papërfaqësuar dhe nuk po përfitojnë punësim, që ishte detyrim sidoqoftë, nuk po përfitojnë nga të mirat e mirëqënies që PS premtoi, balancim taksash, më shumë mbështetje për të varfërit. Kjo është arsyeja që nuk ka zgjedhje, Rama i frikësohet pakënaqësisë që ka krijuar këto 3 vjet, nuk është kapriço, është paranojë.
Pushtetin e merr partia, dhe partia mendon se duhet të ndryshojë kryetarin e ndryshon
Rakipi: Hafizi tha që pjesa dërmuese e grupit të PS mendon si Blushi, pse nuk identifikohen ata?
Blushi: Kjo nuk është e nevojsme, do të ishte mirë që shoqëria të ishte më e lire, më e hapur që njerëzit të kishin më shumë hapësirë, mungesë çensure direkt apo indirekt për të folur hapur, por mbështetja tregohet me votë, kërkoj të dëshmojmë sesa mbështetet projekti që na qeveris apo sa partia kërkon të mbështesë një projekt tjetër. Nuk është një sajesë e imja, kjo ka ndodhur në PS, viti 2003 kur Rama kërkoi të kandidonte, përballë Kryeministrit dhe Kryetarit të partisë megjithëse ishte në shkelje të statutit. Kishte një kriter, duhet të kishte një numër firmash për të kandiduar, Edi Rama u qa aq shumë sa ja dhanë edhe u fut në garë duke pasur këtë standard para 13 vjetësh që e zhvillojnë çdo parti normale në planet, nuk e di rastin e Kubës apo Koresë së Jugut apo Kinës, edhe Kina zhvillon zgjedhje, të gjitha bëjnë zgjedhje periodike, se pushtetin nuk e merr 1 njeri por 1 partia, kur partia mendon se duhet të ndryshojë kryetarin e ndryshon, kur nuk jep garancitë e duhura, apo kur nuk qeveris siç duhet, programi i partisë e e heq, prandaj janë sanksionuar.
Rama ndryshoi ngjyrën e partisë, njësoj si Shqipëria të ndërrojë flamurin
Rakipi: Për të qenë i thjeshtë për shkruesit e gjithë niveleve, do kalojmë në një pikë se në pamje të parë është interesante për shikusit, problemet që keni ngritur. A mund të qartësojmë në mënyrë të thjeshtëzuar çfarë ka ndodhur me këto shkelje statutore, ju vini re se ka shkelje të rëndësishme, çfarë ka shkelur Rama?
Blushi: Unë kam konstatuar se askush nuk ka kundërshtuar një dokument që kam shpërndarë në grupin parlamentar, është shkelur Kushtetuta e PS, ka 51 nene, në vlerësimin tim por duhet të jenë edhe më shumë 15- 16 janë të shkulura në rend, një mandat 4 vjeçar është bërë 7 vjeçar zgjedhje para 3 vjetësh, fakti që 3 vitet e fundit asnjë forum nuk mblidhet, PS ka forume si Parlamenti i Shqipërisë, PS ka parlamentin e vet, nuk mblidhet ka 3 vjet. Në 3 vjet është mbledhur vetëm 1 herë Kryesia e PS që është njësoj si qeveria, me rregull duhet të mblidhen. Deri te ndryshimet më ekzotike, e dini pse PS e ndryshoi ngjyrën e vet nga e kuqe në mavi? Për shkak se Edi Rama para 4 vjetësh mori një këshilltar të huaj dhe mirë bëri, dhe ky qëlloi që ishte tifoz i një ekipi futbolli Bernli, dhe ekipi i Bernlit ka fanellë mavi, kjo më kujton një film me Marlon Brando “Quemada” kishte dhe një emër fabrikuesi i kryengritjeve, ishte hisotria e një të bardhi, një diplomati i cili u çua nga Britania në këtë ishull për të ndryshuar pushtetin për tregtinë e bananeve, për t’ja marrë ndikimit protugez. Ça bëri, provokoi kryengritje, gjeti një djalë lokal, e mësoi si të fliste ca ngjyre fjalimi të bënte, ishulli kaloi në kryengritje dhe këta e morën pushtetin, vjen një njeri dhe bind Edi Ramën që ngjyrën ta bëjë mavi. Si nesër të vij një japonez dhe ti thotë që ndërro flamurin e Shqipërisë, në krahasim është njësoj. Dhe këtë nuk e sajoj unë, nuk tregoj fundin e filmit, është serioze kjo që PS ka marrë ngjyrën e fanellës të një ekipi anglez të kategorisë së dytë. Këtë nuk po e sajoj, këtë e shkuan këshilltari i Ramës në kujtimet e veta, sigurisht që tallet, edhe unë do të kisha qef të isha kaq ekzotik. Nuk do ta bëja se është tallje, ka gjetur një njeri si Edi Rama që e bën këtë. Pra deri këtu ka ardhur puna, kjo është një nga shkeljet, të ndërrosh simbolin e një partie, ka një normë, ka një rregull, flamuri nuk ndërrohet, ndërrrohen pikëpamjet por jo flamuri.
(marre me shkurtime)
KOHA JONË SONDAZH

