Blushi, Ramës: Mos m’a prek Valbonën

Një nga perlat e mjedisit shqiptar, Valbona, rrezikon të zhduket për shkak të disa HEC-eve që mund të ngrihen aty, sipas një vendimi të qeverisë së shkuar, dhe që mund të zbatohet nga qeveria aktuale.

Për këtë arsye prej disa javësh ka nisur një aktivizim i shoqërisë civile për të bërë të mundur mos-prishjen e Valbonës dhe për të penguar çdo projekt të qeverisë që e dëmton atë.

Kësaj lëvizjeje së fundmi i është bashkuar edhe deputeti i Elbasanit Ben Blushi, i cili është në prag të zyrtarizimit të lëvizjes së tij politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes faqes së tij zyrtare, Blushi njofton se është në udhëtim drejt Valbonës për të shprehur edhe ai solidaritetin me shoqërinë civile në mbrojtje të luginës së Vlbonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam 25 vjet që shoh ata që sulmojnë luginën e Valbonës. Sot shkoj të dëgjoj ata që duan ta mbrojnë”- shkruan Blushi në rrjetet sociale.

rama-blushi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?