Blushi replikon me Ramën: Po ngatërron fytyrën me pasqyrën

Deputeti i larguar i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka bërë një replikë me Edi Ramën përmes Facebook­ut.

Blushi duke reaguar mbi deklaratën e bërë nga Rama për mediat, ku akuzoi se shumë analistë jetojnë me gjoba dhe shërbime për të tjerët, thotë se Kryeministri po ngatërron fytyrën me pasqyrën.

Pashë KM që kishte bërë një video kundër medias. Ka ende njerëz që ngatërrojnë fytyrën me pasqyrën. Politika është fytyra ndërsa media është pasqyra. Zakonisht ata të cilëve nuk iu pëlqen fytyra përpiqen të mbulojnë pasqyrën por kjo nuk i ndihmon. Përkundrazi!”, shkruan Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?