Blushi: Ruçi më quan publicist si Tërmet Peçi

 

Deputeti socialist, Ben Blushi, iu përgjigj komenteve të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

Duke folur nga selia e Partisë Socialiste, Blushi tha se “nuk besoj se Ruçi është i kënaqur me përzgjedhjen”.

“Kandidaturat u zgjodhën në mënyrë të njëanshme”, përsëriti Blushi.

Një ditë më parë, Ruçi e quajti Blushin inatçor.

Ai tha se nuk merret me publicistë, por me politikanë me vizion.

Pikërisht kjo i ka shërbyer Blushit për të bërë një batutë pikante.

“Ruçi më quan publicist si Tërmet Peçi,” tha Blushi, duke iu referuar një gafe të kandidatit socialist për Tepelenën, Tërmet Peçi.

Ky i fundit, në vend që të thoshte se fitorja e PS do jetë plebishitare, deklaroi se do jetë fitore “publiçitare”. 

SHKARKO APP