Blushi tallet me “të çmendurën” E.: Pas doganave kërkon t’i nxjerrë dritat e kuqe dhe ekonomisë
Pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta rrëzoi dy nene të ligjit për PPP-të, do të reagonte qeveria përmes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se tashmë nga Meta në Presidencë ka mbetur vetëm hija dhe vula.
Kaq ka mjaftuar që kundërpërgjigja të vijë nga ana e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi i cili nuk i kursen ironitë ndaj Spiropalit, për të cilën thotë që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E
Reagimi i plotë i Tedi Blushit
Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.
E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.
Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.