Blushi thotë se ka identifikuar njeriun që i “hungërinte” në fytyrë në Elbasan
Deputeti Ben Blushi thotë se e di kush është personi që e fishkëlleu në Elbasan, gjatë një aktiviteti në Pallatin e Sportit për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, megjithatë zgjedh të mos e bëj publik emrin e tij.
Socialisti tha në “Zonë e Lirë” se kur është ngjitur në podium për të mbajtur fjalë në aktivitetin ku nuk ishte i ftuar, ka identifikuar një person që punon të bashki “të hungërijë në mënyrë të panatyrshme”.
“Në Elbasan kisha përballë një njeri që hungërinte, dhe ishte një hungërinë e panatyrshme, ai njeri punon në bashki”.Më tej ai tha se nuk ka dalë gjithë videoja, kanë publikuar çfarë kanë dashur ata. “Kanë nxjerr momentin kur unë ngre zërin se doja të dëgjohesha se kishte zhurmë”, tha Blushi.
KOHA JONË SONDAZH

