Boçi denoncon deputetin e PS-së, Sadri Abazi: Po prish vendin e krimit me shtesat e kateve pa leje
Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte për atë që e cilëson si aktin kriminal të deputetit të PS-së Sadri Abazit për prishjen e vendit të krimit me shtesat e kateve pa leje.
Pas ish-deputetes Fatbardha Kadiu, është ish-deputeti tjetër i PD-së, Luçiano Boçi i cili dëshmon me foto praninë e Sadri Abazit, pasi ka zhdukur dy katet pa leje.
Ish-deputeti i PD-së ngre 5 pyetje përse ligji zbatohet me dy standarde.
Reagimi i Luçiano Boçit:
KUSH DUHET TË HYJË NË BURG?
Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.
Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!!
Për njerëzit?
As mos e mendoni.
Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.
Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese.
Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën:
Kush duhet të hyjë tani në burg?!!
Pse lejohet zhdukja e provave?!
Kush ia dha lejen Abazit?!!
Po katet pa leje?!!
Po prokuroria ku është?!
Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij.
Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë.
Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.