Boçi: Mësuesit e nisin vitin e punës pa kontrata

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shprehet se këtë vit mësuesit nuk do të kenë kontrata pune. Në një postim në rrjetin social Facebook, Boçi komenton se shtyrja e kontratave është bërë me qëllim zhvillimin e konkurseve, të cilat sipas tij janë poshtëruese për arsimtarët.

“Nesër mësuesit marrin dhuratën e hidhur të rradhës nga kjo qeverisje, pas mungesës së pagës së 13.  E rinisin punën e tyre, që nga 31 dhjetori, pa KONTRATËN KOLEKTIVE të punës. MAS insiston ta shtyjë nënshkrimin e saj me qëllim ndryshimin e kushteve, të cilat do t'i hapnin rrugë testimit poshtërues dhe dhunimeve të tjera të drejtave të mësuesve. Mësuesit dhe Sindikatat e Arsimit duhet ta pengojnë fushatën e përbaltjes së fisnikërisë së misionit tê tyre. Ne jemi në mbështetje!”,- shprehet Boçi. 

SHKARKO APP