Boçi: Mos bërtisni sikur Berisha ju “zhvirgjëroi”
Që prej ditës së djeshme arena politike është elektrizuar nga deklarata e ish-kryeministrit Berisha gjatë seancën plenare për thirrjen e tij për armatim të Shqiptarëve. Lajmi mori dhenë dhe në mediat e huaja dhe ka ngjallur reagim. Që dje deputetët e maxhorancës, 12 deputetë të PS-së kërkuan 10-të ditë largim të deputetit Berisha nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare për shkak të tubimit.
Nga shumë njerëz deklarata e Berishës është parë si një çmenduri por sipas deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, deklarata e Berishës nuk i ka “zhvirgjëruar” shqiptarët. Në një status në facebook deputeti demokrat është shprehur se: “Kam dëgjuar shumë histerizma majtiste nga mbrëmë, për “thirrjen” e Doktorit siç duan ta quajnë, ose “kërkesën” ligjore siç dua ta quaj dhe është! Madje dhe nga qasi-deputetë që vetë, kur i hoqën bustin e diktatorit shkrepën armët dhe u shkrehën në lumë lotësh”.
Më tej ai ka shtuar se Berisha nuk thirri për armatosje por i bëri një deklamim shtetit të kriminuar:”Më shumë se kaq Berisha deklamoi se shtetin e drejton krimi dhe qytetari nuk ka as garanci, as siguri për jetën, familjen, pronën”.
Boçi ka ironizuar duke pohuar se të ndershmit e politikës janë kundër deklaratës të Berishës dhe se bandat e tyre po bëjnë kërdinë. “Këto po bëjnë si shumë “të ndershëm” ndërkohë që bandat e tyre dhe qeveria-bandë po bën kërdinë. Ndërkohë që çdo ditë rrëmbejnë, grabisin me maska e ashiqare fare, çdo gjë që u del përpara! Na tregojnë Kushtetutën këta, që pushtetin historikisht e kanë marrë vetëm me dhunë, vrasje e kryengritje”, ka shtuar më tej Boçi.
Statusin e ka përfunduar duke ju thënë kolegëve të tij se nderin ata kanë kohë që e kanë humbur që kur kjo qeveria lidhi shtetin me krimin. “Me ngadalë se nderin keni kohë që e keni humbur”, u shpreh Boçi.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

