Boçi nxjerr zbuluar Ramën: Braktisja e madhe ka filluar (FOTO)
Kryeministri Edi Rama, vijon fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, paçka se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i anulloi. Pasditen e kësaj të enjte, Rama prezantoi kandidatin për Bashkinë Prrenjas por siç e tregon ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, në këtë takim ka shumë pak simpatizantë dhe se më shumë se gjysma e karrigeve janë bosh. Për Boçin kjo përkthehet në braktisje të madhe. Nga ana tjetër, ai është shprehur se zgjedhje më 30 qershor nuk ka.
Postimi i plotë
Ja dhe takimi i Ramës në Prrenjas. I shkuan karriget kot. Braktisja e madhe ka filluar. Nuk ka më nerva njeri të dëgjojë shfazimet e një puçisti institucional, hajduti serial e një mashtruesi maniak. Zgjedhje më 30 Qershor nuk ka! Këtë e dinë të gjithë, përveç “budallait të fshatit” që shëtit me karrige në brez!
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

