Boçi: Rama e kthen TVSH-në, në Olsi Radio Televizion
Deputeti demokrat dhe anëtari i komisionit të Medias në Kuvend, Luçiano Boçi ka hedhur akuza të reja ndaj zgjedhjes së Thoma Gëllçit si drejtor i RTSH-së. Boçi thotë se, Gëllçi e ka rregulluar punën me Olsin dhe është zgjedhur si drejtues i të vetmit transmetues publik.
“Edi Rama ka bërë publik udhërrëfyesin se si mund të bëhesh drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, të këtij institucioni me mijëra të punësuar, me fond 20 milionë euro në vit, dhe me disa tendera dhjetra milionë euro në vazhdim.
Ja ku është udhërrëfyesi i Edi Ramës, i publikuar dje në disa media.
Kjo foto. Ky është mesazhi i Edi Ramës për këdo që aspiron të bëjë karrierë, të drejtojë institucione të rëndësishme në vend.
Rregulloje me Olsin, dhe e ke të garantuar.
Kjo është oligarkia në aksion, korrupsioni ulëritës, nepotizmi pa asnjë limit.
Thoma Gëllçi e kapi lojën. Ai nuk është sot drejtor i RTSH, për shkak të vizionit, pasi e kaluara e tij në krye të organit zyrtar të partisë komuniste nuk ia lejon.
Nuk është aty për shkak të integritetit, apo cilësive të tjera, sepse ato nuk i ka.
Është aty për shkak të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.
Ja pra si përfundoi Radio Televizioni Shqiptar në Olsi Radio Televizion”, u shpreh deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.
KOHA JONË SONDAZH

