Boçi reagon për shpërthimet: U dëmtuan shtëpitë

Shpërthimi i një sasie municionesh në shtratin e lumit Shkumbin në Xibrakë të Elbasanit ka dëmtuar me dhjetëra banesa e biznese si pasojë e valës goditëse.

Pak orë pas ngjarjes, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka inspektuar zonën. Boçi në prononcimin e tij tha se për poligonin, “nuk ka tabela paralajmëruese dhe nuk janë njoftuar banorët”. “Është afër zonave të banuara dhe banorët veç dëmeve kanë kaluar terror dhe panik”, deklaroi deputeti i PD-së.

SHKARKO APP