Bode: Qeveria, apatike në përgjigjen ndaj përmbytjeve
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputeti i partisë Demokratike dhe ish-ministër i financave të Shqipërisë, Ridvan Bode, foli për pasojat që do të kenë tek ekonomia shqiptare përmbytjet e ditëve të fundit. Zoti Bode shprehu kritika ndaj mënyrës se si e ka trajtuar qeveria Rama çështjen e borxhit dhe atë të buxhetit. Ai tha se masat e marra nga qeveria aktuale nuk përbëjnë zgjidhje për realitetin, por përkubdrazi ato kanë patur një efekt të kundërt. Pyetjes lidhur me përgatitjet e Partisë Demokratike për zgjehdjet e ardhshme lokale, ai ju përgjigj: “Ende nuk ka propozime konkrete nga PD-ja për garën e zgjedhjeve lokale.”