Bode-Ramës: I kërkoni NIPT edhe një fermeri që mban një lope

Në parlament po diskutohet projektligji “Për mbrojtjen e bimëve”. Një debat mes deputetëve të opozitës dhe Kryeministrit, ku nuk u kalua cështja e kanabisit dhe e dekormit të ballistave.

Në  fjalën  e tij, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, akuzoi qeverinë për mungesë vëmendje ndaj sektorit bujqësor.

Sipas tij, “i kërkoni NIPT edhe një fermeri që mban një lope”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Disa biznesmenë që vijnë në zyrat tuaja për të marrë fonde me pretekstin që kanë investuar. Ne nuk kemi thënë kurrë mos merrni NIPT-e. por formalizimi dhe dhënia e NIPT- nuk duhej bërë për të gjithë fermerët. I kërkoni NIPT edhe një fermeri që mban një lope. Kjo kushton më shumë se vlera e asaj që shet. Çfarë I keni dhënë fshatit? Taksat I keni rritur. Karburanti nuk është më I shtrenjtë se në kohën tone, por për zullumin e qeverisë ata paguajnë 24 lekë më shumë. Më shtrenjtë se Kosova, Maqedonia, Bullgaria etj. Kjo e bën më konkurruese”, tha Bode.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bode u shpreh se në 8 vite, qeveria e djathtë asfaltoi 8 mijë km rrugë rurale, ndërsa qeveria e re e pas 2013-ës, ndërpreu projektin e zhvillimit rural. Sipas Bodes, në këto kushte, rajone të tëra të thella mbeten në izolim, duke i dhënë një goditje bujqësisë në këto zona.

“Ju po e bëni bujqësinë më pak konkurruese. Keni sjellë disa eskavatorë? Kjo është gjëja më periferike që ka sot qeveria. Për ato kanalet kulluese, qeveria juaj pat firmosur një kredi me qeverinë japoneze. Pyeteni Pandin dhe ministrin e Bujqësisë që keni pasur në atë kohë. 200 mln dollarë e u mbyll ai projekt. Sot jeni duke ekzekutuar disa projekte të BB që u firmosën në vitin 2012-ë, rrjeti kullues dhe vaditës, janë diku te 100 mln euro. Keni tre vite, më tregoni një projekt që keni sjellë në ndihmë të bujqësisë, asnjë. Sigurisht që ka nevojë, por para së gjithash ju duhet të pyesni veten se çfarë keni bërë për bujqësinë. Ndërpretë programin e infrastrukturës në zonat rurale. Ne asfaltuam në zonat rurale mbi 8 mijë km rrogë, në tre vite nuk është hedhur asnjë lopatë zhavorr. Nxorëm nga izolimi territore të vendit. Ju e ndërpretë atë projekt dhe mbeten ende pjesë të tëra të territorit të vendit që nuk lidhen me tregun. Keni lënë përgjysmë edhe ato që ishin në proces ato kohë”, u shpreh Bode.

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?