Boga e Thethi mbulohen nga bora, Rama nxjerr pamjet e pastrimit të rrugëve

Momente nga orët e para të mëngjesit, për pastrimin e rrugëve në disa zona malore, si Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Dardhë, ku ka pasur reshje shiu dhe bore.
Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e akseve, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve – tanimë një sistem funksional prej disa vitesh, në zona që deri dje bllokoheshin me muaj të tërë dhe ku s’kishte as rrugë të shtruara, po shtigje të rrezikshme për automjete“, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndan dhe pamjet e pastrimit të rrugëve nga bora.

SHKARKO APP