Bogdani: Dua të sfidoj Veliajn për bashkinë e Tiranës

Në një kohë që presidenti Bajram Begaj pritet që të shpallë datën për zgjedhjet lokale 2023, partitë po shkojnë drejt konfirmimeve të kandidatëve. PS do të luftojë që Erion Veliaj të marrë një mandat të tretë.

Kur ende nuk ka një qartësi sesi do të veprojë opozita, Gerti Bogdani sërish shpreh dëshirën për të qenë ai kandidati përballë Veliajt. Ish-deputeti i PD-së thotë se një gjë të tillë ia kanë kërkuar prej kohësh baza dhe qytetarët e Tiranës.

”Asnjëherë s’i kam bërë bisht sfidave, dhe sidomos në këtë rast që është sfidë e rëndësishme. Prej kohësh ma ka kërkuar baza, qytetarët e Tiranës se ka ardhur koha për një ndryshim në Tiranë. Këta që firmosin lejet e ndërtimit nuk e shohin jetën në Tiranë”.

Por analistët shprehen se asnjë kandidat politik nga opozita nuk e mposht dot Erion Veliajn. Nëse gjendet një kandidat nga shoqeria civile mund të ketë shpresa për opozitën.

SHKARKO APP