Bogdani: Në Shqipëri cënohet e drejta e njeriut, madje dhe në Kuvend

Në ditën e dytë të takimit të Stabilizim Asociimit, ku po diskutohet për të drejtat e njeriut, opozita ka ngritur një shqetësim të cënimit të këtyre të drejtave. Ka qenë deputeti i PD Gerti Bogdani, i cili ka përsëritur disa denoncimi ku tregohet abuzimi dhe cënimi i të drejtave të njeriut. Boogdani thotë se cënimi i të drejtave të njeriut shkon deri në institucionet më të larta, siç është dhuna në Kuvend e deputetit të opozitës Strazimiri nga dy deputetë të mazhorancës.

" Qytetarët shqiptarë kanë humbur jetën nga trajtimi i shtetit shqiptar. Në aksionin kundër vjedhjes së energjisë ka pasur raste kur njerëzit kanë humbur jetën. Sot në Shqipëri cënohet e drejta e qytetarëve, jo vetëm në nivelet bazike të shoqërisë, por edhe në institucione e larta të shqipërisë. Dy deputetët e mazhorancës dhunojnë një deputet të opozitës", u shpreh ai.

Një tjetër cështje me problem është trajtimi i personave që shoqërohen në polici. Torturat dhe trajtimet janë denigruese. Avokati i populli ka marrë 386 ankesa për abuzime dhe torutra nga të burgosurti. AP raportoi mungesë të shërbimit mjekësor në burgje. Këtë gjetje e bën edhe komiteti i Helsinkit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu një shqetësim tjetër që ngriti Bogdani është edhe mbipopullimi i burgjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?