Bogdani: Ti themi ‘jo’ betonizimit

Partia Demokratike ka nisur protestën e paralajmëruar para godinës së bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur në rrugën kryesore përballë bashkisë, në sheshin “Skënderbej”.

“I pari kryetar bashkie që guxon të hapë rrugën e betonit parkut të Liqenit. Nuk e ka bërë askush më parë, nuk e ka bërë as Edi Rama. I kanë ardhur rrotull parkut të Liqenit dhe ky sot guxon të bëjë këtë gjë, duke e konsideruar park lodrash për fëmijë. Tirana ka vende plot për parke lodrash për fëmijë”, tha deputeti demokrat Gerti Bogdani.

Ata kundërshtojnë projektin e bashkisë së Tiranës për parkun e Liqenit, ku do të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë, mjaft i debatuar. Protestuesit kanë qëlluar me vezë e domatë godinën, teksa para hyrjes së bashkisë është vendosur një kordon policësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?