Bojaxhi: me votat e Tiranës drejt një partie
Po vjen dhe nje parti e re. Rezultatin që nuk e ka arritur kurrë më parë ndonjë kandidat i pavarur në Tiranë (mbi 5%), Gjergj Bojaxhi mendon ta kapitalizojë. Gjatë një interviste me Sokol Ballën në Top channel ai tha se grupimi “Ne Tirana” do të vazhdojë jetën e tij politike dhe nëse do të jetë e domosdoshme regjistrimi si parti për shkak të ligjit do ta bëjë këtë gjë. “Ne do ta vazhdojmë këtë projekt në 2017. Po edhe mund të bëhet një parti nëse nuk na lejohet të konkurojmë si një grupim. Problemi i parë i Bojaxhi dhe i grupimit që i mbështet është, sipas të dhënave fillesatre, se ata janë votuar vetëm në zonën qytetare të Tiranës dhe shumë më pak në fshatra. Pra shtrirja e një partie në shkallë vendi mbetet një problem jo i vogël.