Bojaxhi: Nuk do të jem unë kryetar i partisë

“Akuzat ndaj meje janë një përpjekje për të baltosur këdo që është aktiv”. Kështu e ka përkufizuar Gjergj Bojaxhi, sulmin mediatik, por edhe hetimin që prokuroria po I bën, për dyshimin se ka kryer transaksione offshore e se ka përfituar në mënyrë të paligjshme në kompaninë ku drejton. I ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, Bojaxhi  u shpreh se sajesat ndaj tij u ngritën në një moment kur është mësuar nga opinioni se do të aktivizojë një forcë të re politike.

Por sipas ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës, këto akuza vijnë edhe për shkak të incidentit që ndodhi ditën e prezantimit nga kryeministri Edi Rama, të projektit për stadiumin e ri në Tiranë, kur ai vetë, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, nuk u lejuan të hyjnë në takim. Përsa I përket forcës së re politike ku ai do të marrë pjesë (emir I së cilës është ende në diskutim), Bojaxhi shpjegoi për herë të parë, se do jetë partia e parë me demokraci reale, që I jep forcë anëtarit dhe nuk mbetet peng I kryetarit. Sipas tij, në këtë parti, votimi do të jetë I drejtpërdrejtë dhe cdo anëtar, nëse I njeh vetes potenciale, mund të konkurojë për pozicione drejtuese.

Duke patur modelin amerikan si shembull, Bojaxhi shpjegoi se në partinë e re, do të vendoset normë staturore që kryetari nuk do të jetë kandidat për deputet, as për ministër, as për ndonjë post zyrtar, por do të merret vetëm me menaxhimin e partisë. “Partia do të administrohet nga njerëz që nuk do të jenë aktivë në konkurim. Kushdo që do të ndihet protagonist e që ka ide, do të votohet nga anëtarësia për të hyrë në strukturën drejtuese. Unë nuk do të jem kryetari”- ka shpjeguar Bojaxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse në këtë parti do të ketë vend për Lubonjën, Blushin, Bushatin apo individë të tjerë me vokacion public, Gjergj Bojaxhi u shpreh se forca e re politike do të jetë e hapur për këdo që do ta gjejë veten në të. Sipas tij, partia e re nuk do të jetë në koalicion me asnjë parti aktuale, qoftë në qeverisje, qoftë në opozitë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?