Bojkoti, Fleckenstein: Optimist që kriza do të marrë fund
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili erdhi në Tiranë për të negociuar krizën politike me qëllim kthimin e opozitës në Kuvend shprehet optimist se bisedimet do të mbyllen të hënën kur në Tiranë të vijë eurodeputeti Eduard Kukan.
Në një status në Facebook, Fleckenstein shkruan se “në bisedimet me Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e opozitës, Basha unë u përpoqa të sqaroj termat dhe kushtet që opozita të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Parlament".
"Unë jam shumë optimist që kolegu im Eduard Kukan do mbyllë me sukses bisedimet mes palëve të hënën për t’i dhënë fund krizës. Bashkëpunimi ynë për këtë çështje është i mirë, përcaktohen qëllimin tonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE”, shkruan gjithashtu ai.