Bojkoti i opozitës dhe reforma në drejtësi, ambasadori Lu takon Bashën

Partia Demokratike thirri sot në një tryezë aleatët e saj ku përcaktoi si prioritete të saj dekriminalizimin dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryetari i PD-së Lulzim Basha në përfundim të takimit tha: “Reforma në drejtësi është diskutuar dhe një nga prioritet por dekriminalizimi dhe zgjedhje të lira të ndershme janë prioritet sot në tryezën e opozitës”

Më pas rreth orës 12: 30 kryetari i PD-së u takua me ambasadorin amerikan Donald Lu po në selinë PD. Nuk ka njoftim nga selia blu lidhur me takimin. Por bojkoti i opozitës dhe reforma në drejtësi janë temat kryesore të politikës gjatë kësaj jave.

Ndërkohë deputetët e Partisë Demokratike kanë munguar sot në Komisionet Parlamentare, si pasojë ka sjellë edhe moszhvillimin e punimeve në disa komisione. Opozita nuk ka qenë e pranishme sot në Komisionin e Ligjeve dhë Komisionin e Sigurisë.

Po ashtu deputetët e opozitës munguan edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku po zhvillohet një dëgjesë me Kreun e Entit Rregullator të Ujit.

SHKARKO APP