Bojkotoi fjalimin e Vjosa Osmanit, Vasili: Po sa e urren Kosovën ky Edi Rama!

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimeve të zhvilluara gjatë ditës, Osmani ka mbajtur dhe një fjalë në parlamentin e Shqipërisë.

Por Edi Rama ka vendosur që të bojkotojë seancën ku do të mbante fjalën e saj, Vjosa Osmani.

Ai ka preferuar që të mos shkojë në sallën e parlamentit, së bashku me një pjesë të qeverisë së tij.

Duket se fjalimi i Osmanit me mesazhe kundër projekteve të Edi Ramës dhe qëndrimeve të tij, për minishengenin, apo marrëdhëniet me Serbinë, ka bërë që kreu i qeverisë shqiptare të mos shkojë për ta dëgjuar fjalimin e Presidentes së Kosovës.

Lidhur me këtë bojkot dhe sjellje të paprecendetë anti-shqiptare të kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes rrjeteve sociale.

“Po sa e urren Kosovën ky Edi Rama!!

As minimumin e respektit nuk njeh ky gdhë sa nuk është i pranishëm në parlament kur flet Presidentja Vjosa Osmani”, shprehet Vasili.

SHKARKO APP