Bomba e Kukan nga Brukseli: Të gjithë e dimë se droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe

Shndërrimi i Shqipërisë në një “parajsë” për narkotrafikantët, mbjellja dhe trafiku i drogës, prej kohësh  është kthyer në çështjen më të nxehtë të debatit politik, por edhe mediatik dhe të shoqërisë civile.

Këmbënguljen e kryeministrit Rama, se vendi nuk ka aq shumë drogë sa pretendon opozita dhe “media e kazanit”, çdo ditë e hedhin poshtë sasitë e mëdha të kanabisit të kapur në brigjet italiane dhe përgjatë kufirit me Greqinë.

Por deri tani kryeministri është fshehur mbrapa heshtjes së “habitshme” të ndërkombëtarëve për një realitet që e shohin dhe dinë të gjithë. Edi Rama sa herë që akuzohet se vendi është shndërruar në një plantacion gjigant të kultivimit të kanabisit, nxjerr si mburojë raportet e vjetra të ndërkombëtarëve dhe kryesisht të amerikane. Që droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe, këtë e ka pohuar sot nga Brukseli për ABC News, edhe eurodeputeti Eduard Kukan nëpërmjet  një deklarate.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë mirë i informuar për këtë çështje. Çështja e drogës është një problem gjigant për vendin. Qeveria dhe autoritete përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirshme ndaj këtij problemi, sepse përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë. Është një çështje shumë e madhe dhe mendoj se duhet të vihen në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni, sepse është vërtet një çështje shumë e madhe dhe të gjithë këtu e dinë”, tha Kukan duke vërtetuar se pavarësisht heshtjes deri tani, ndërkombëtarët janë në dijeni të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?