Përgjimet për mafien italiane, SPAK nis hetimet për grup kriminal e pastrim parash

Pas bujës për dosjet e frikshme që përfshijnë emra të njohur të politikës, ka bërë që SPAK të nisë hetimet në Shqipëri për grup kriminal e pastrim parash, kjo pas publikimit të përgjimeve të anti-mafies Italiane. Përmes një njoftimi për shtyp, SPAK thekson se më 25 janar ka nisur kryesisht procedimin penal.

Përfaqësuesit e botës së mafies që janë arrestuar nga policia italiane flasin për kontakte me biznesmenë në Tiranë dhe drejtues të institucioneve të qeverisë së Rilindjes. Interesi i mafies italiane është që të hyjë në sektorin e ndërtimeve në Shqipëri dhe të jetë pjesë e ndarjes së parave të tenderave të qeverisë.

Njoftimi nga SPAK për nisjen e procedimit penal:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,

Në kuadër të sqarimit të rrethanave dhe fakteve që lidhen me objektin e hetimeve të këtij procedimi penal, sot me datë 04.02.2021 në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë, u zhvillua një takim koordinativ. Takimi u realizua nën drejtimin e zotit Federico Cafiero de Raho, Drejtues i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali dhe zotit Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Shqipëri, me pjesmarrjen dhe të prokurorëve italianë dhe shqiptarë që hetojnë këto dy procedime penale në shtetet respektive”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?