Bonusi i pensionistëve, Rama zbulon datën kur nis të shpërndahet

Kryeministri Edi Rama ka treguar këtë të mërkurë se bonusi për pensionistët do nis të shpërndahet që nga data 1 mars. Komentet Rama i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku tha se vendimi për bonusin është marrë që në datën 9 janar.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë hodhi akuza edhe ndaj opozitës, për të cilën tha se përhapin shpifje dhe lajme të pavërteta, në vend që sipas tij duhet të kishin vizion dhe program.
”Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”,-shkruan Rama.