”Bonusi i Rijetëzimit”, kryeministri Rama: Ruhet etnografia mesjetare në shtëpitë e Kalasë së Krujës

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit në Facebook, pamje nga restaurimi i shtëpive të Kalasë së Krujës, të cilat po dalin në dritë, duke i dhënë një pamje estetike zonës e njëkohësisht duke ruajtur etnografinë mesjetare.

Rijetëzimi i banesave në zonat historike është një nismë e qeverisë shqiptare që synon restaurimin e objekteve monumente kulture, por edhe ato që nuk mbajnë këtë status, por gjenden në qendra historike e arkeologjike, lagje-kala etj. Përmes Bonusit të Rijetësimit, shteti fton pronarët apo përdoruesit e objekteve të propozuara për restaurim dhe rijetësim, të bëhen bashkë në investime në pronat e tyre për t’i mirëmbajtur dhe rijetësuar.

Me anë të Bonusit të Rijetësimit mund të ndërhyhet deri në 1 milion lekë për ndërhyrje mirëmbajtje dhe konservuese në pronësi private, që të ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të ansamblit historik e urban të qendrave historike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në 5 milionë lekë mund të ndërhyhet për restaurim dhe rijetësim të pjesshëm ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private, pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose me status pasuri kulturore, si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aplikimet për financim mund të jenë: guest house, hotele, dyqan suveniresh, artizanati, antikuari, bizhuterish, librari, videoteka, galeri arti dhe mjete pune, punishte, gastronomi për produktet vendase, pikë informacioni për turistët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?