Bora zbardh veriu, ARRSH thirrje shoferëve: Bëni kujdes dhe pajisuni me zinxhirë

Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intesitet gjatë orëve të fundit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se po pastrohen me kripë akset: Kukës-Krumë, dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë sinjalistikën.

Sot moti paraqitet kryesisht me reshje dhe shumë i ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme e tyre pritet në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C më e ulëta deri në 14°C më e larta në rang territori.

SHKARKO APP