Bordi për karburantet: Sot dhe nesër çmimi i naftës do të jetë 211 lekë/litër
Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur të ulë çmimin e naftës nga 217 në 211 lekë/litër. Ndërsa çmimi i gazit do të jetë 93 lekë/litër.
Në mbledhje u vendos:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit.
Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës që kryen shkelje, do të marrë penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
KOHA JONË SONDAZH

