Borë dhe akull në akset rrugore/Policia: Nuk lejohet qarkullimi i mjeteve pa zinxhir

Akull, borë dhe ujë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, ndaj dhe Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia bën thirrje për përdorim të gomave dimërore dhe të zinxhirëve, pas thuajse të gjitha akset e vendit kanë prezencë ngricash. Policia shprehet se nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir. Gjithashtu ajo apelon që të ulet shpejtësia, të shmangen parakalimet e gabuara.

”Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm”,-thuhet në njoftimin për mediat.

SHKARKO APP