”Borxhi u rrit në 100%”, Berisha: Ekonomia rrezikon të shembet si piramidë

Në takimin me demokratët në Pogradec për ”Foltoren”, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për borxhin që qeveria ”Rama 3” vendosi të marrë me anë të Eurobondit. Për të Edi Rama e mori borxhin në nivelin 62% dhe tashmë e ka çuar në afërsisht 100% duke rrezikuar të shembë ekonominë e vendit.

”Ka pasur korrupsion, por nuk krahasohet me atë të sotmin. Nuk ka vend në botë që nuk ka korrupsion. Konservatorët përdorin dy armë kundër korrupsionit, qeveri të vogël, transparencë.

Numri i rrogëtarëve është dyfishuar, numri i agjencive po ashtu. Janë rritur me 15 herë tenderat sekrete. Në kulmin e pandemisë kjo narko-qeveri firmosi kontrata miliardash vetëm për djegësit. Në Shqipëri, mafia qeveritare është në krye të plehrave.

Pak më parë dëgjuar për muzeun sekret. 6 milionë euro për këtë muze. Ato duhet të ndaheshin mes kreut të Meduzës, ndrikull Xhaçkës. Vjedhja është ligji i parë i Ramës. Në 8 vite, Rama ka rritur borxhin afërsisht në 100% dhe ekonomia rrezikon të shembet si një piramidë”.

SHKARKO APP