Boshard “non grata”, reagon OSBE

Pas shpalljes së ambasadorit Berndt Boshard si i pa dëshiruar në zyrën e presidentit Ilir Meta vjen reagimi i parë nga zyra qendrore e OSBE në Vienë.

Gazetari Top-Channel, Muhamed Veliu përmes postës elektronike i kërkoi OSBE-së një qëndrim për këtë zhvillim me ambasadorin Boshard, i cili pasditen e të martës është nisur për në Vienë, nga ku ai do të paraqesë të enjten, raportin vjetor të punës së presences në Shqipëri, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Në përgjigje e zëdhënëses Mersiha Čaušević Podžić thuhet: “OSBE e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit . Për aq kohë sa ne qëndrojmë partnerë të Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet shqiptare, e po ashtu mbetet e vendosur në ofrimin e ndihmës specifike, në avancimin e axhendës së vendit”.

Në letrën dërguar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen, presidenca thoshte se “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”.

Top Channel

SHKARKO APP