Bota është portokall. Kush është Blerina Gjylameti, kryetarja e re e PS në Tiranë?
Ajo ka hyrë në PS nga dera që mbylli (të paktën përkohësisht) Saimir Tahiri në karrigen e të cilit rrota e fatit sjell që të ulet nxënësja. Njeri i afërt i Saimir Tahirit, por përshkruhet si një politikane sociale dhe jo e ngurtë.
Deputetja me sytë bojëqiell, jo shumë në dukje në debate, por që emri i së cilës u përmend edhe si ministre e mundshme, tani ka detyrën të drejtojë PS-në e Tiranës.
Ajo është një ekonomiste e zonja, kjo duket qartazi edhe nga diplomat në disa universitete të ndryshme, si ai i Fakultetit Ekonomik të Tiranës dhe Universitetin e Salernos në Itali. Pas diplomimit ajo ka qëndruar si pedagoge pranë Fakultetit të Menaxhimit, Universiteti Ushtarak Skëndërbej dhe më pas në Fakultetin e Ekonomisë, në kryeqytet.
Në 2013 Gjylameti është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste. Por pjesë e politikës ajo është bërë një vit më parë, në 2012, ku ka mbajtur postin e anëtares së grupit të punës për hartimin e programit të ekonomisë për PS-në si dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.
E duke filluar që sot, ajo do të mbajë një post të rëndësishëm, siç është ai i drejtimit të Partisë Socialiste në kryeqytet./Tirana Post/

KOHA JONË SONDAZH

