“Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim”, rrëqeth me fjalët Edlira për Gertin
Me një dedikim rrëqethës dhe shumë prekës për një dhimbje që kurrë nuk do të shërohet, aktivistja e shoqërisë civile, Edlira Çepani emocionon me fjalët për bashkëshortin e saj, të ndjerin Geri Bogdani që u nda nga jeta sot, teksa shpreh hidhërimin për humbjen e madhe.
”Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të duam përjetë, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetoje ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim”,-shkruan Çepani.
Ish-deputeti demokrat ndërroi jetë paraditen e sotme pasi një infarkti kardiak. Të shumta kanë qenë reagimet dhe ngushëllimet për vdekjen e parakohshme të tij, ndërsa homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do bëhet në varrezat e Sharrës.
Postimi i plotë
Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty. Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime. Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime. Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj.
Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevojë për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë.
Bota është një vend i pavlerë pa ty. Do të të duam përjetë, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetoje ndonjëherë në këtë botë. Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim.
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.