Bozdo: Në 11 korrik u kërkua qeveri teknike, jo rrëzimi i Ramës. Shqipëria është më rëndë sesa ngjarja e Trump

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, thotë se protesta e 11 korrikut, është e para ku u kërkua jo rrëzimi i Edi Ramës, pasi ai rrëzohet në zgjedhje, por një qeveri teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

”Duhet të kërkojmë këtë me gjithçka, nuk besoj se kjo do të arrihet me një protestë. Pse fqinjët tanë maqedonas e kanë zgjidhur këtë në mënyrë permanente, atëherë pse nuk arrihet këtu? Ne e kërkojmë këtë pasi Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve. Ne po kërkojmë standardet zgjedhore. Ne kemi në dorë të kërkojmë qeveri teknike, unë besoj se do të realizohet dhe nuk mendoj se këto zgjedhje do të vidhen. Duhet të vijojmë takimet me qytetarët, grupi parlamentar të intensifikojë takimet, të përdorim çdo rrugë dhe mjet që kemi në dorë”, tha Bozdo.

Duke bërë një paralelizëm mes situatës në SHBA dhe asaj në Shqipëri, Bozdo u shpreh se këtu situata është edhe më e rëndë. ”E dini ju që në Shqipëri ka njerëz që nuk shkojnë dot në protesta sepse kanë frikë se i heqin nga puna. Gjithçka që po ndodh këtu është një frymë, ku lideri i opozitës burgoset pa prova dhe fakte”, tha Bozdo. Sipas tij, direktiva dhe urrjetja në Shqipëri vjen nga sipër, kjo është e tmerrshme. “Ky vend është shqyer mjaftueshëm, kur ajo që ndodhi ndaj Trump ishte e tmerrshme, çfarë mund të ndodhë në Shqipëri”, tha ai në ”News 24”.

SHKARKO APP