Bozdo:U bllokuan projektet që do të përmirësonin kushtet klimaterike
“Bashkia ka më shumë se 16 muaj tashmë që punon me një grup të posaçëm për integrimin e masave për përshtatjen dhe ndryshimet e klimës në planifikimin e qytetit dhe në projektimin e ndërtimeve te saj një nga gjetjet e eksperteve gjerman dhe shqiptare është dhe fakti se Tirana të paktën në dy nga projektet madhore te saj i ka paraprirë përshtatjes ndaj ndryshimeve klimaterike me fillimin e zbatimit të projektit për rehabilitimin e Lumit të Lanës ne kemi arritur të përshtatemi me rrezikun e përmbytjeve.Sot projekti është ndërprerë për arsye që nuk kanë lidhje me Bashkinë e Tiranës, por për arsye thellësisht politike, por sidoqoftë në më shumë se 65 % të volumit të punës të bërë në Lumin e Tiranës pavarësisht reshjeve të mëdha të këtij viti për herë të parë ne verifikuam zero banesa apo prona te cënuara. Së dyti në projektin e Bulevardit verior i cili gjithashtu është bllokuar për arsye të cilat përsëri nuk kanë lidhje me Bashkinë e Tiranës ne kemi integruar koncepte projektuese miqësore me klimën dhe besoj se jemi absolutisht në një praktike shumë të mirë të planifikimit urban, por dhe hapësirave të gjelbëra për rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës do të shtoja ne këtë vit jubile të 45-të të ditës se tokës e cila sivjet i dedikohet posaçërisht ndryshimeve klimaterike. Jemi në aktivitet konsultues e prezantues te dokumentit plani i veprimit për adoptim në ndryshimet klimaterike me aktorët kryesore dhe për të dëshmuar gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës në nisma të tilla”.- tha nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Enno Bozdo.