Braçe: Basha nuk e ka idenë ç’ndodh me taksat për shqiptarët e biznesin
Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social Facebook ndaj deklarimeve të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit nga 1 Janari 2015 janë rritur taksat me 50 % për biznesin.
Ndërsa e cilëson deklaratën e Bashës si një padije e tij, Braçe thekson se kreu demokrat vijon pushimet dimërore jashtë vendit, ndërsa mbron monopolet dhe oligarkët.
“Kur nga luksi i pushimeve dimërore gënjen dhe shpërndan padijen e tij Lulzim Basha!!
Është kthyer Lulzim Basha nga pushimet dimerore jashtë Shqipërisë? Joooooo!! Nuk ëhstë kthyer, dërgon padijen e tij në këtë vend nga jashtë, sërish e sërish!!
Po flet për "shtresën e mesme" dhe po godet oligarkinë? Asfare!! Është aq i paditur sa kërkush nuk e arrin!!
Ti marrim me rradhë, tha;
E para, taksa progresive (në fakt është tatim) po godet shtresën e mesme!! i paditur; "tatimi progresiv" rëndoi vetëm 5% të rrogave të paguara në këtë vend!! Vetëm 5% !
Nëse shtresa e mesme në këtë vend zë vetëm 5 % të atyre që punojnë, që shërbejnë, atëherë pabarazia që kemi trashëguar nga ekonomia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka qenë ekstreme!! Tatimi progresiv ju ktheu, të gjithë atyre që punojnë e marrin një rrogë, mbi 25 milionë dollarë vitin që shkoi!!
E dyta, nga 1 janari 2015 u rritën me 50% taksat për biznesin, qerate dhe tatim fitimin!! i paditur; niveli i "tatim fitimi" nuk është rritur për këtë vit, po nga ta dish ti!! Ato që kanë një nivel të ri tatimi janë: të ardhurat nga dividenti, të ardhurat nga aksionet, qiratë, interesat.
Për ty që nuk di gjë nga kjo fushë, po fare fare të ardhurat nga dividenti tatohen vetëm nëse dividenti shpërndahet dhe po të kishe pyetur do mësojë që kompanitë që ndajnë divident janë një grusht në këtë vend, thuajse tërësisht të huaja, madje nga ato që fitimet i nxjerrin jashtë këtij vendi.
Pikërisht se është kështu dua të të pyes; për kë shqetësohesh ti Lulzim Basha sepse këto kompani nuk janë shtresa e mesme në këtë vend?
Por përtej padijes tënde, a ka varfëri në këtë vend? Natyrisht që ka dhe varfëria nuk kurohet me pabarazinë!!
Ti që po ankohesh për një nivel të ri tatimi për fitimet nga kapitali, fitimet nga interesat, qiratë e tjerë, duhet të dije se; rendimenti i të ardhurave nga kapitali është shumë më i lartë se ritmi i të ardhurave nga puna, kjo po thellon pabarazinë dhe ky është problem më i madh që kanë ekonomitë sot!!
Dhe këtu shtojmë edhe të gjitha ato kompani të vogla e të mesme që e vuajnë konkurencën e rëndë të të mëdhenjve, monopoleve oligarkëve!!
Por ti nuk nuk flet për ta!! Ti je tërësisht i shqetësuar për fitimet e oligarkëve, tatimin e tyre, jo për të ardhurat e punëtorëve, shërbyesve public, biznesit të vogël, biznesit të mesëm!!
Në fund të fundit të shkon; Je si ata, je ende jashtë Shqipërisë për pushime dimri!!”,shkruan Braçe në Facebook.