Braçe: Berisha shiti Boden për të mbrojtur bijtë
Nga Erjon Braçe/
Berisha gënjeu dhe nuk tregoi sërish pronarin e kontratës koncesionare të markimit të karburanteve. Mbron të bijtë, por shet Ridvan Boden dhe kreun e gjykatës kushtetuese.
Dëgjova Sali Berishën ti përgjigjej pyetjes; A e njeh ti Ismail Mulletin? Tha qartë se nuk e ka takuar kurrë por nuk tha asnjëherë se nuk e njeh atë. Natyrisht që gënjeu; Ka dhjetëra dëshmitarë por edhe dokumente që provojnë se Mulleti ka qenë kontraktor i Shqiponjës në aferën marramendëse të naftës por edhe të shitjes së pronave publike më vlerë të Tiranës nga PD-ja dhe kompania e saj.
Nuk ka njeri në PD që të thotë se Sali Berisha nuk dinte për këtë. Asnjë! Ardhur më afër në kohë; Berisha gënjeu kur tha se Ismail Mulleti nuk ka figuruar si ortak në kohën kur janë kryer procedurat e dhënies së koncesionit dhe nënshkrimit të kontratës mes Qeverisë së tij dhe kompanisë. Por ai, Sali Berisha i njeh shumë mirë pronarët e kontratës koncesionare edhe pse; mema e GFI ka qenë regjistruar në një tjetër parajsë fiskale. Ndërkohë, dokumentet e rrjedhura nga Panamaja, dëshmojnë se; Assaf Halkin, Ismail Mulleti dhe GFI, janë regjistruar si ortak në atë kompani në Maj 2013, tamam kur ka hyrë në fuqi kontrata koncesionare!
Që Berisha, sa herë implikohet rëndë, gënjen kjo nuk përbën më lajm, madje sjellja e tij, vlen si shenjë për të dalluar qartë implikimin e tij në skandalin e radhës. Por ajo që bën përshtypje sot ka të bëjë me faktin se: Sali Berisha e shiti haptazi Ministrin që ka ndjekur procedurën deri në kontratën koncesionare, Ridvan Boden. Edhe pse nuk ka njeri në këtë vend të besoje se; Berisha nuk ka ditur gjë dhe këtë e ka bërë veç Ridvan Bode. Dëshmia e sotme e Sali Berishës mbi përgjegjësinë zyrtare për kontratën e rëndon pa fund Ridvan Boden.
Në anë tjetër, për të bërë të besueshme dëshminë e tij mbi të qenit jashtë kësaj historie; Sali Berisha shiti haptazi kryetarin e gjykatës kushtetuese, duke justifikuar vendimmarrjen e tij në qeveri me vendimin “kushtetues” të gjykatës po të tij. Unë besoj se ka dëshmi edhe për mënyrën si vendosi gjykata dhe bëj thirrje që ato ti jepen publikut sa më parë. Në fund; Berisha vuri edhe një herë dorën në zjarr për familjen e tij! Kjo vlen shumë, duhet pak durim dhe pak kohë! Sali Berisha i parapriu, njësoj si në aferën e Gërdecit!!
KOHA JONË SONDAZH

