Braçe: Berisha shiti koncesione 360 milionë euro, sa një Redbull dhe dy bejkrollsa

Braçe ka vijuar me akuzat ndaj opozitës teksa ka thënë se politika e privatizimeve e konçensioneve e ndjekur nga ta nuk ka qenë as korrekte e as ligjore.

Deputeti Socialist Erion Braçe është treguar shumë i ashpër në deklaratat e tij teksa në Kuvend diskutohej projektligji për koncesionet. Braçe ka akuzuar qeverinë e mërparshme se nuk është treguar korrekte me dhënien e konçensioneve dhe se ka abuzuar me dhënien e tyre.

Ai ka thënë se PD i ka shitur konçensionet që kishin vlerë 360 milion euro për 4 qind e 90 lekë (një redbull dhe dy bejkrollsa). 
"Politika juaj e privatizimit e konçensimit të pronës publike nuk ka qenë as korrekte e as ligjore.


Privatizimi i kompanisë së naftës mund të më thoni a ishte sukses? Doli që nuk ishte këshu. Por rezultoi një dështim spektakolar.
Privatizimi i Alpetrolit solli një dëm shumë të madh ekonomik.


Privatizimi i KESH. Ishte një kosto shumë e madhe në këtë sektor.


Nënshkrimi i marrëveshjeve të hidrokarbureve nuk mund të jetë sukses. KLSH ka raportuar një dëm shumë të madh fiskal 11.7miliard lekë të reja . Dëm në 5% të prodhim kombëtar.
Kromi: Dhatë 290 leje për vrima , leje minerare që jo vetëm nuk kanë përmirësuar por edhe kriminalizuars sektorin e hidrokarbureve dhe minraleve sepse për të shkuar atje duhet të marësh me vetë forcat e ushtrisë për tu përballur me bosat e këtyre vrimave"
, – tha Braçe.

SHKARKO APP