Braçe: Berishës i njoh vendosmërinë: Me Ramën mund të “thyhemi”për parime

I njohur për shpirtin e tij opozitar dhe rebel njëkohësisht, gazetari që më tej mori udhën e politikës nismat i çon deri në fund, ose nuk i merr përsipër fare.

“Kur dua të bëj një gjë e bëj deri në fund, me gjasmë nuk bëj dot. Nuk bëj dot sikur”thotë Erion Braçe.

I ftuar në emisionin “Jamais Vu”, deputeti socialist mendon se nuk është i paqortueshëm.

“ Ka gjëra për tu qortuar pa fund, mbase nuk kam qenë antikonformist aq sa duhej”.
Marrëdhëniet e tij me Kryeministrin Rama do të mund të merrnin krisje të forta vetëm për çështje parimesh, thotë ai.

Kritik i forte ndaj ish-kryeministrit Berisha, por që nuk heziton ti njohë si vlerë vendosmërinë.

Nëse një ditë do të linte politikën, Erion Braçe thotë se do dëshironte të mbahej mend si opozitar.

Pjesë nga intervista

Nëse do linit politikën për çfarë do donit të mbaheshit mend?

Për opozitar. Ka qenë brenda meje pjesa e opozitës dhe pse shumë vështirë. Kam hyrë në zgjedhjet në atë periudhën e tmerrshme të ’96. Por kam përshtyjen se kam bërë më mirë opozitarin.

Ju dhëmbi shumë që ikët nga Berati?

Më dhëmb dhe sot, jam shumë i lidhur me atë zonë, kam bërë një punë që filloi në ’96 dhe përfundoi në 2013 pa ndonjë arsye. Unë ende nuk gjej arsye pse duhet ta lija, rezultatet nuk kishin munguar në asnjë palë zgjedhje. Ka pasur një marrëdhëie njerëzore atje me shumë njerëz.

Me ju mund të punohet?
Unë them që mun d të punohet megjithatë ata që kanë punuar me mua thonë se është e vështirë.Por mund të punohet.

Rama psh kur e sjell idenë e Erion Braçes Ministër, e sjell si ide të lezetshme apo për ta refuzuar?

Nuk e di.Por nuk është më sekret marrëdhënia ime me Ramën si mik, Kryeministër apo si kryetar partie, ka… dikush e quan këta një javë flasin dhe tre javë nuk flasin për shumë arsye por që lidhen me punën. Nuk besoj që është komode dhe për të kjo gjë të punojë me mua në këtë cilësi që ju thoni,pavarësisht që nuk e kam menduar veten asnjëherë Ministër.

Mund të vijë një moment që marrëdhënia juaj me Ramën të marrë të krisuara të forta?

Se di, mundet. Ka momente që diskutojmë shumë ashpër dhe për parime. Kur flitet për parime mund të ketë dhe ndarje, mund të ketë dhe thyerje të forta.Për arsye të tjera janë gjëra që ndreqen. Unë kam ca parime të miat të cilat dua ti mbroj dhe ku liria për të folur është themelore për mua. Nganjëherë ngre dhe mure për të mbrojtur ca parime të miat. Shpesh herë mi quajnë të padrejta, gjëra anormale brenda një partie, por unë i mendoj si një pjesë e imja.

Po Rama është njeri i parimeve?
Rama është njeri i parimeve. I përdor për gjëra të mëdha.

Nga zero deri në 10 çfarë note mund ti vëmë qeverisë?

Të tërës në total është vështirë ti vësh një notë,por ka sektorë që kanë ecur shumë mirë. Arsimi ka ecur shumë mirë. Është meritë edhe e Ramës edhe zonjës Nikolla. Ëshë njeri që vjen nga fusha e arsimit.Nikolla përmbush një pritshmëri timen, kemi trashëguar një gjendje të tmerrshme në arsim, sidomos në fshat, infrastrukturë mizerabël. Në 24 vjet politika kësaj çështje duhet ti kishte dhënë fund. Pastaj duhet mësuesi, edukatori, psikologu.

Nëse do bëheshin zgjedhjet sot?
Arsimin do ta prezantoja si një pikë të fortë, arritje. Ashtu dhe rendin publik, ka qenë një vit i mirë.

Aksion i i qeverisë ka qenë frontal, ka një numër shqetësimesh publike, është përmendur shpesh fjala burg nga Kryeministri, është e vërtetë?

E vërtetë është. Është një shqetësim që unë besoj se dhe Kryeministri po mundohet.. Është një lloj psikoze. E kemi diskutuar me Kryeministrin këtë gjë. Ne bëjmë mbledhje shumë më shpesh sesa mendja merr lajm dhe i diskutojmë dhe këto gjëra. Ndëshkimi penal ka qenë i shkruar, për vjedhje energjie ti ndëshkohesh, për ndërtim pa leje po. Qasja mund të jetë komplet ndryshe. Ka një periudhë kohe që është reflketuar dhe në këtë aspekt. Ligjet këtu kanë qenë por nuk janë zbatuar.Kultura e mosbatimit të ligjit është shumë e fortë në Shqipëri. Jo vetëm tek qytetarët, por dhe tek politika. Ka marrë fenomen shoqëror dhe duhet goditur shumë fort.

Ka një tezë që mbrohet ngaqë disa njerëz sipas të cilës gjërat në këtë vend kanë shkuar kaq keq saqë është mafia tani që i kontrollon gjërat?

Ta them troç, ka grupe interesash që kanë gjëra në dorë në këtë vend, grupe shumë të forta interesi. Ajo që po ndodh poshtë digës së Liqenit natyrisht që është produkt i një grupi shumë të fortë interesi që bën edhe një pjesë të politikës të heshtë. Dhe ky është një problem shumë i madh, kryesisht në Tiranë. Tirana është një qytet i kapur nga mbretërit e betonit. Nëse do shkojmë në zgjedhje vitin e ardhshëm në Tiranë duhet të shkojmë për ta çliruar, ky qytet nuk mban më beton.

Një shqetësim tjetër është rritja e çmimit të energjisë elektrike, do penalizohen shresat në nevojë?
Skema siç është apikuar e ka dhe këtë të metë. Për fashën mbi 300 KW natyrisht që i favorizon më shumë, çmimi bie. Ndërkohë ata që konsumojnë më pak janë të mbrojtur të gjithë.

Ju jeni kritik lidhur me Berishën.

Me të dy.

Kush është një veti  pozitive e tij?
Vendosmëria. Nëse ka një veti që mund ta çmoj është vendosmëria, por tek zotëria në ushtrim të pushtetit është kthyer në krim, ka vrarë njerëz në mes të bulevardit. Unë nuk e kam votuar marrëveshjen e fundit. Nuk mundet këtij zotërie ti ofrosh marrëveshje. Pushteti i tij brenda grupit parlamentar është plasaritur.

Po Ben Blushi?

Ben Blushi është një deputet dhe politikan shumë i mirë. Ashtu siç është një penë shumë e mirë. Është njeri që e çmoj.Mund të ndajmë mendime të ndryshme, kam punuar me të, ka qenë kryetar i grupit.Më pas unë u zgjodha nënkryetar dhe se harroj fjalimin tim të parë në parlament përballë Sali Berishës Kryeministër. Dhe ishim në një moment shumë të vështirë se Beni kishte dhënë dorëheqjen dhe vlerësimin e parë e kam marrë prej tij.

SHKARKO APP