Braçe-Blushit: S’mund të bësh krahasime me Saliun, ai ka vjedhur dhe vrarë njerëz
Erjon Brace i është përgjigjur deklaratave të Ben Blushit në Parlament, i cili kritikoi qeverinë se po qeveris njësoj si Sali Berisha.
Braçe shkruan se qeveria e majtë nuk ka vrarë dhe as ka vjedhur ashtu siç bëri Berisha.
Reagimi i Braçes:
Une nuk do ta beja kurre te asocioja nje koleg timin me Sali Berishen!!
Jam kam thene qarte kete, qysh te henen, njerit prej kolegeve te mi.
Thene kete, se pranoj dot dhe e refuzoj qe cilido tjeter ta bej kete me mua, koleget e tjere te mi ne grupin tone parlamentar dhe, ne Qeverine a pare te majte pas largimit historik te Sali Berishes.
Ishte trishtim i madh te degjoja qe qenkemi ndare ne “Ne” dhe “Ai”, kur i gjithe ligjerimi ndares i dites adresohej me “une” dhe “ju”.
Ne dac besoje e ne dac jo; ishte e dhimbshme.
E paralajmerova dite me pare dhe ju thashe:
Une kurre nuk do ta beja qe ta ndaja grupin tone parlamentar ne dysh (edhe pse njera ane paska nje njeri te vetem), me qellimin per ta sulmuar, goditur, percmuar, relativizuar dhe demtuar pjesen tjeter.
Dhe krahasuar, gjithashtu.
Tek krahasimi po ndalem;
U tha se;
NE PO QEVERISIM SI SALI BERISHA!!
Dua ta sjell per ju se si do te ishim ne duke qeverisur si Sali Berisha; kam monitoruar, hetuar, dokumentuar, analizuar dhe deshmuar per Qeverine e Sali Berishes per 8 vite me rradhe, aq sa e kam te mundur te tregoj se cdo te thote te qeverisesh si Sali Berisha;
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE: Edi Rama dhe Mimi Kodheli, djali i tij dhe shoket e saj;
te ndertonin serish ne Gerdec nje sipermarrje korruptive me stoqet e ushtrise,
te perdornin Qeverine, ministrite e Mbrojtjes dhe Drejtesise, Ushtrine dhe Shtabin e saj, per te ndertuar infrastrukturen ligjore e fizike te biznesit kriminal me te madh ne vend;
TE FITONIN DHE TE VRISNIN 26 SHQIPTARE TE NDERSHEM, BURRA E GRA, FEMIJE E FOSHJA NE BARQET E NENAVE SIC ATJE NE GERDEC!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe keshilltaret e tij, ministri i Ekonomise;
ti ndertonte e ndertonin djalit te tij nje studio legale nga ku ky i fundit te priste dhe faturonte investitoret e huaj per sherbimet e tij, ku me i rendesishmi te ishte firma e babait kryeminister;
TE FITONIN DUKE ZHVATUR CDO INVESTITOR TE HUAJ QE SYNON TE INVESTOJE NE KETE VEND!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministrat e tij te Ekonomise dhe Industrise;
te privatizonin ne fillim ARMO, pastaj Albpetrol tek biznesmenet e tyre ekskluziv;
me tej, te shkonin ne kryesuesen e radhes se BE per te rishitur atje OSHEE, pra te gjithe rrjetin e shperndarjes, nenstacionet dhe te kerkonin si shkembim Evropen;
te zgjeronin Bankers e Stream ne babezine e tyre per te shfrytezuar pa paguar asnje qindarke tatim fitimi, zona edhe me te gjera naftembajtese; keshtu ne krom, baker etj;
duke shtuar edhe ministrin e Financave ne kete grup;
te licensonin 5 koncesione ne kushte monopoli ne sherbime baze dhe jetike publike duke garantuar e ndare me to mbi 150 ilion dollare ne vit per 10 deri ne 15 vitet qe vine;
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama bashke me ministrin e Energjise, Entin Rregullator te Energjise;
te rrisnin cmimin e energjise si ne 2006, 2008, 2009 e ne vijim nga 5.4 leke deri ne 9.7 leke per kw per cilendo familje ne qytet dhe ne fshat, PLOT 4.3 LEKE PER KILOVAT ME SHUME, mbi 90% rritje;
te privatizonin 4 hidrocentrale fitimprurese publike, per sistemin dhe buxhetin;
te ulnin cmimin e shitjes se energjise nga KESH per privatizuesin CEZ;
te lidhnin kontrata skandaloze me prodhuesit klienteliste te energjise me cmime mbi tregun dhe ne kurriz te qytetareve;
te ngarkonin me barren e fatures se larte te energjise vetem 46-48% te abonenteve duke demuar te ndershmit dhe favorizuar te pandershmit, perfshire dhe bizneset kliente, hajdutet e energjise gjithashtu;
te zhysnin ne mbi 1.2 miliard dollare borxhe ne zinxhir sistemin elektroenergjitik duke i detyruar falimentin dhe kolapsin e tmerrshem;
THJESHT, PER TE PERFITUAR VETE PER GJITHE JETEN!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISHESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministri i Transporteve;
te ndertonin ne “menyre te pershpejtuar” vetem 60 kilometra rruge per 1.4 miliard dollare, pa projekt, me cmime te rritura e volume kurre te paverifikuara;
TE SHISNIN TE GJITHA PASURITE KOMBETARE PUBLIKE ME FITIMPRURESE DHE TE MERRNIN BORXH ME INTERESIN ME TE LARTE NE TREG, DUKE FUTUR NJEHERE E MIRE NE ZGRIP EKONOMINE KOMBETARE, SIPERMARRJET DHE FAMILJET, PER TE PAGUAR KETE RRUGE;
PER TE PERFITUAR POLITIKISHT DHE FINANCIARISHT!!
Kjo nuk nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministri i Transporteve, ministri i Financave gjithshtu;
te prokurorin mijera kilometra rruge pa i mbuluar me financimin buxhetor, te detyronin kompanite te mbaronin me parate e tyre- duke marre hua te shtrenjta ne banka, rruget qe kurre nuk mbaruan dhe te rfuzonin te paguanin faturat e tyre;
PER TE PERFITUAR POLITIKISHT DHE DY HERE FINANCIARISHT, NGA RRYSHFETI I TENDERAVE DHE RRYSHFETI I FATURAVE PA RRADHE!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministri i Financave;
te akumulonin nga faturat e papaguara te investimeve, mallrave e sherbimeve nje borxh deri ne 720 milion euro dhe te mos e kontabilizonin ate ne librat e shtetit;
PER TE KRIJUAR NJE KOLAPS TE PLOTE E TE TMERRSHEM ME BORXHIN PUBLIK, FINANCAT E IPERMARRJES GJITHASHTU, BANKAT DHE KREDITE ME PROBLEME TE TYRE!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministri i Mirqenies Sociale;
te pranonin dhe zgjeronin me militante te pasur politik, zyrtare te shtetit vendor, listat e ndihmes ekonomike, te invalideve, te paraplegjike tetraplegjikeve, te te verberve duke cuar dem dhjetra milione euro;
te mbyllnin zyrat e punesimit ku si rregull deklarohej vec papunesia e nga nuk mund te merrej nje vertetim papunesie, me qellim mbajtjen poshte dhe teresisht te pavertete shifren e papunesise;
te kycnin pensionin minimal ne nje nivel banal dhe te shkurtonin pensionin maksimal ne nivel edhe me banal, per cilindo kontribues;
DUKE SHPERNDARE MJERIM DHE MOSMIRNJOHJE NDAJ NJEREZVE VERTET NE NEVOJE DHE NJE BREZI QE MBETI SHEMBULLI I PUNES NE KETE VEND!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministri i Financave;
te vendosnin nje takse te sheshte per cilindo, pavaresisht ne ishte i pasur apo i varfer, ne fitonte pa fund, pak apo asfare, ne kishte depozite milionere apo disa mijera leke, ne kishte siperfaqe te pamata me qira apo thjesht nje shtepi te “Enverit”, ne ishte edukator, mesues, infermier, mjek, polic, ushtarak, zjarrfikes, nepunes i vogel qe ka vec nje rroge apo nje kompani monopoliste me fitim maramendes;
DUKE VENDOSUR RREGIMIN E TURPSHEM TE PABARAZISE SE FRIKSHME E DUKE POLARIZUAR NJE SHOQERI TE TERE!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministrja e Arsimit;
te ndertonin nje rrjet te tere universitetesh private, te turpshme deri ne banalitet, per te genjyer dhe zhvatur deri ne lekuren e fundit per nje cope leter pa vlere qindra mijera te rinj dhe prinder te tyre, ne nje xhiro te pafund e kriminale per qellime politike e korruptive;
DUKE KRIJUAR NE KETE VEND PLAGEN ME TE RENDE SOCIALE E DUKE VENDOSUR ADMINISTRATEN PUBLIKE E SIPERMARRJEN PRIVATE NEN RREGJIMIN E RENDE PRESUES TE NJE MASE TE JASHTEZAKONSHME QE BLEU SHTRENJTE INJORANCEN FUNKSIONALE!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministri i Shendetesise;
te vendosnin tatim 10% per te gjithe sherbimin shendetesor, perfshire ilacet e paisjet mjekesore bashke me ato te inplantueshme; te rrenonin ne mungesa therrese spitalet publike, ti zhysnin ne borxhe e ne pamundesi te plote per te blere sherbime e mallra; te linin cdo nevojtar ne pamundesine e nje seti te plote kontrolli e analizash duke i detyruar ata ti blinin shtrenjte;
PER TE NGRITUR E JETESUAR NJE SHERBIM PRIVAT TE SHTRENJTE SA ME SKA DHE NDARE FITIMET ME KETE BIZNES!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministri i Bujqesise;
te linin bujqit ne pike te hallit, pa para, me toka djere e nen rregjimin e hashashit si kultura me fitimprurese bujqesore; me nje skeme subvencionimi qe kthente pas vec 6% ne cdo 100 leke prodhim;
PER TE FAVORIZUAR KOMPANITE E IMPORTIT TE TE GJITHA PRODUKTEVE USHQIMORE TE KONSUMIT TE PERDITSHEM!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama dhe ministri i Financave, ai i Ekonomise gjithashtu:
te ngarkonin me barre te larte fiskale, TVSH te larte e duke refuzuar perjashtimin, biznesin e vogel dhe ate qe kerkonte te investonte ne vend ne prodhim, duke ndertuar minifaktura apo industri te tera me makineri e paisje;
PER TE FAVORIZUAR EDHE NJE HERE IMPORTIN E DUKE E KTHYER KETE VEND VEC NE KONSUMATOR E ASFARE PRODHUES!!
Kjo nuk po ndodh!!
TE QEVERISESH SI SALI BERISHA DO TE THOTE QE:
Edi Rama, ministri i Brendshem, Drejtori i Policise, Komandanti i Gardes se Republikes, struktura te qarta shteterore;
te qellonin e pushkatonin pa gjyq te varferit e ketij vendi, burra te ndershem e familjare ne nevoje, ardhur ne kete gjendje nga gjithe sa me siper si qeverisje e Sali Berishes, mua aty para zyres se tij e madje duke e ndjekur vete fizikisht pushkatimin;
PER TE MBAJTUR NJE PUSHTET KRIMINAL E NJE QEVERI QE PASI KISHTE VJEDHUR GJETI SI ZGJIDHJE PUSHKATIM E TE VJEDHURVE PREJ SAJ!!
KJO NUK DO TE NDODHE KURRE!!
Po ndalem ketu!!
Ka nje liste edhe me te gjate
ME ARSYE E ARGUMENTA, FAKTE GJITHASHTU QE DESHMOJNE QE NE NUK JEMI SALI BERISHA!!
Kjo Qeveri mund e duhet te kritikohet!!
Por kurre nuk mund te krahasohet dhe njesohet me qeverite e Sali Berishes!!
JU PYES TE GJITHEVE:
A I KEMI BERE NE KETO QE SALI BERISHA U KA BERE SHQIPTAREVE?
Jepeni kete pergjigje!!